“Shumë i lumtur që Gjilani ka kompani të cilat meritueshëm maten edhe me kompanitë më të suksesshme ndërkombëtare. Bashkë me sektorin për ekonomi në kuadër të degës së AAK-së në Gjilan, vizituam sot kompaninë për përpunimin e metaleve “Union Metal”, e cila tanimë është storie suksesi”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së në Gjilan.
Ai tha se aty u pritën jashtëzakonisht mirë nga drejtori gjeneral, Nexhmedin Sinani, i cili i informoi në detaje e me saktësi për punën që bënë kjo kompani dhe për sfidat me të cilat përballen ata në punën e tyre.
Gagica bëri me dije se “Union Metal’ ka të punësuar disa dhjetëra punëtorë, me tendencë të rritjes së vazhdueshme të numrit të tyre. Eksporti i prodhimeve të “Union Metal” në në vendet më të fuqishme të BE-së, e bënë edhe më të fuqishme dhe më premtuese këtë kompani.
“Si Aleancë e si koncept politik, jemi të vendosur fuqishëm që t’i mbështesim kompanitë podhuese vendore, sepse e kuptojmë saktë se vetëm kësisoj Kosova mund të përjetoj zhvillimin e nevojshëm ekonomik, gjenerimin e vendeve të reja të punës, ngritjen e pagave dhe të cilësisë së prodhimeve. Do të jemi krah tyre në secilën rrethanë e vazhdimisht”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/