Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan ka theksuar se Gjilani është në vendin e 21-të në listën e vlerësimit të transparencës për Komunat e Republikës së Kosovës dhe se parimi i transparencës është vetëm mashtrim deklarativ i qeverisjes komunale në Gjilan.
Gagica u shpreh se kjo ishte e pritshme sepse, siç thotë ai: “e njihnim mirë këtë mendësi politike që sot udhëheq me Gjilanin. Është për të ardhur keq në çfarë niveli ka degradua Komuna e Gjilanit, një Komunë e cila aspironte të jetë e matshme me komunat e zhvilluara dhe transparente si ajo e Rahovecit, Suharekës, Gjakovës, Prizrenit etj”.
“Gjilani meriton një qeverisje ndryshe, qeverisje e cila ofron zhvillim ekonomik, transparencë maksimale, infrastrukturë që lehtëson jetën e qytetarëve. Gjilani nuk meriton kësisoj, nuk meriton të bie në këtë nivel”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/