DYLON

U mbajtën garat komunale të Sportit Shkollor në pingpong

U mbajtën garat komunale të Sportit Shkollor në pingpong
Avatar photo Redaksia

Vajzat dhe djemtë e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” të parët në garat komunale në pingpong

Këtë fundjavë, organizuara nga Sporti Shkollor janë mbajtur garat komunale në pingpong për Shkollat e Mesme të Ulta dhe Shkollat e Mesme të Larta. Garat janë mbajtur në ambientet e Shkollës së Mesme të Ultë “Sadullah Brestovci” në Gjilani dhe janë arritur këto rezultate.

EkoHigjiena

Ekipi i Gjimnazit Natyror, në konkurrencën e femrave që udhëhiqet nga profesori i Kulturë Fizike,  Blerim Shala në finale mposhti ekipin e Medreses “Alaudin”. Ekipi i vajzave përbëhej nga lojtaret Lena Osmani, Liza Shabani dhe Eldë Salihu.

Shkollat e Mesme të Ulta

Djemtë:

Vendi i parë – ,,Musa Zajmi”

Vendi i dytë: Shmu,,Agim Ramadani”

Vajzat:

Vendi i parë – ,,Agim Ramadani” Zhegër , paralelja Lladovë

Vendi i dytë –  Shmu ,,Fetah Qerimi”

Shkollat e Mesme të Larta

Djemtë

Vendi i parë – Gjimnazi i Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti ” Gjilan

Vajzat:

Vendi i parë – Gjimnazi i shkencave natyrore ,,Xhavit Ahmeti”

Vendi i dytë – Medreseja ,,Alaudin”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.