(2L ONLINE) – Qytetarët e Gjilanit janë ndarë shumë të kënaqur me projektin e Komunës së Gjilanit Home-Komuna për aplikimin online të dokumenteve, i nisur së implementuari që nga data 2 maj 2014, ka thënë Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Nazim Gagica.
Ai ka vizituar sot familjen e Abdylhakim Shaqirit në fshatin Përlepnicë, familjarët e të cilët kanë aplikuar për dhe është pajisur me 16 dokumente si dhe Besnik Rexhepaj, familja e të cilit është pajisur me 8 dokumente online.
Shaqiri dhe Rexhepaj janë shprehur shumë të kënaqur me shërbimet online të Komunës, duke thënë se nuk shpenzojnë kohë, dhe me çmim të njëjtë në zyrat e Administratës.
“Sot në suazën e kontrollit qe i kemi bërë projektit Home- Komuna të aplikimit online, u njoftuam për së afërmi me disa qytetarë për mbarëvajtjen, kënaqshmërinë dhe për ndonjë defekt eventual për ta përmirësuar. Qytetarët janë ndarë shumë të kënaqëur me këtë shërbim që ka ofruar Komuna, të cilin e konsiderojnë si projekt avancues, nuk shpenzojnë kohë, ndërsa shpenzimet janë më të vogla dhe me çmim të njëjtë”, ka thënë drejtori Gagica.
Ai tha me këtë rast se Drejtoria e Administratës së Përgjithshme gjithmonë do të jetë në shërbim të qytetarëve duke u ofruar shërbime moderne, të shpejta dhe cilësore.
Qytetarët e Gjilanit mund të aplikojnë online, ndërsa certifikatat u dërgohen përmes postierit në shtëpitë e tyre me çmim të njëjtë. /2L ONLINE/