Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Gjilan, Nazim Gagica, ka njoftuar se këtij subjekti politik i janë bashkuar një numër i të rinjve gjilanas.
Gagica ka thënë se AAK vazhdon të jetë shembulli më i mirë i qeverisjes së pastër zhvillimore.
“Aleanca po rritet sepse edhe është ndërtuar mbi bazën e seriozitetit dhe vullnetit për punë e zhvillim në interes të përgjithshëm, sepse ajo po vazhdon të jetë shembulli më i mirë i qeverisjes së pastër dhe zhvillimore kudo që ajo qeverisë dhe që bashkëqeverisë”, ka thënë Gagica i AAK-së.
Ja deklarata e plotë:
Vazhdojnë fuqishëm ardhjet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan. Sot, rrugëtimit tonë iu bashkuan një numër të rinjësh të suksesshëm në profesionet e tyre, kuadro që do të jenë vlerë e shtuar për Aleancën e për Gjilanin.
Aleanca po rritet sepse edhe është ndërtuar mbi bazën e seriozitetit dhe vullnetit për punë e zhvillim në interes të përgjithshëm, sepse ajo po vazhdon të jetë shembulli më i mirë i qeverisjes së pastër dhe zhvillimore kudo që ajo qeverisë dhe që bashkëqeverisë.
Vlerësojmë punën e palodhshme të bashkëatdhetarëve tanë, Ilmi Mustafa e Basri Ismajli të cilët po e fuqizojnë Aleancën në Diasporë por edhe në Gjilan.
Anëtarëve më të rinjë ju uroj suksese dhe rrugëtim të përbashkët për Gjilanin e për Kosovën! /2LONLINE/