Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë inauguruar sot çerdhen e re në fshatin Zhegër.
”E gëzofshi çerdhen!”, ka qenë urimi shpotitës i Nazim Gagicës, ish drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, në kohën, kur subjekti i tij ishte pjesë e qeverisjes komunale, duke kujtuar se punimet e kësaj çerdhe kanë përfunduar në shtator të vitit 2021, sa ishte ai drejtor i DKA-së.
Gagica, që sot drejton degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan, njëherësh është anëtar i Kuvendit Komunal, tani në rolin e opozitarit, ka thumbuar pozitën, në këtë rast, kreun e komunës, por edhe ministren e Arsimit, që po i përurojnë projektet që i kanë jetësuar të tjerët para tyre, si në këtë rast, kur qeverisja e kaluar, sa ishte ai drejtor i DKA-së, e ka përfunduar këtë projekt në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me Ministrin e Arsimit.
“Jam shumë i lumtur që sot Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci bashkë me kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, përuruan çerdhen në Zhegër të Gjilanit, punimet e të cilës kanë përfunduar në shtator të vitit 2021. E gëzofshi çerdhen!”, ka shkruar në profili ne tij, Gagica i AAK-së së Gjilanit. /2LONLINE/