“Sot, rrugëtimit tonë politik në Aleancë në Gjilan, iu bashkua edhe Dr. Bekim Kastrati, njëri ndër mjekët më në zë në Anamoravë dhe më gjerë”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, Dega në Gjilan.
Ai tha se Dr. Bekimi i bashkohet një rreshti të gjatë mjekësh që kanë krijuar emër edhe përtej kufijve shtetëror e kombëtar e që janë pjesë e Aleancës.
“Nuk ka asnjë dyshim që Aleanca në Gjilan tanimë është adresa e vetme e saktë e cila ka ide e plane për secilën sferë të jetës, qoftë në ekonomi, shëndetësi, arsim, sport, kulturë, infrastrukturë, në shërbime publike e kudo”, ka thënë Gagica.
Ai tha se Aleanca mbetet e hapur për kuadro të reja, “në mënyrë që Gjilanit e Kosovës t’i japim më të mirën e mundshme, sepse kemi dëshmuar se përveç që duam e kemi vullnet, edhe dijmë e ia dalim. Dr. Bekim, mirë se vjen në Aleancë”. /2LONLINE/