DYLON

FSK dhe FARSH shkëmbejnë përvojat e tyre

FSK dhe FARSH shkëmbejnë përvojat e tyre
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të avancimit të bashkëpunimit në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës( FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ( FARSH), një delegacion i FSK-së, ka qëndruar për vizitë në FARSH.

Delegacioni i kryesuar nga Kolonel Ahmet Ajeti, Udhëheqës i Qendrës së Doktrinës në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së (KDS), u prit në takime të ndara nga ushtruesi i detyrës së Komandantit të Akademisë së FARSH-së, Kolonel Bardhyl Nuredinaj dhe nga Drejtori i Institutit Kërkimor Shkencor Ushtarak, Kolonel Ulsi Rexhaj dhe stafi drejtues i Institutit, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

EkoHigjiena

Gjatë vizitës dy ditore janë shkëmbyer përvoja dhe janë diskutuar fusha të reja të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy ushtrive me fokus avancimin e ngritjes profesionale të ushtarakëve në Qendrat e trajnimit të FARSH-së dhe FSK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.