“Zgjedhjet nacionale të datës 9 shkurt 2025, janë një mundësi e mirë për me i dhënë Gjilanit përfaqësim dinjitoz në nivel qendror, përfaqësimin që meriton e i cili realisht i mungon”, thotë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, dega në Gjilan.
Ai tha se Aleanca në Gjilan hyn më unike dhe më e përgatitur se çdo herë në ekzistencën e saj. Aleanca është alternativa e vetme që ia rikthen dinjitetin Republikës dhe mirëqenien qytetarëve.
“Me kryesinë e degës, diskutuam për zhvillimet politike në Gjilan në Kosovë dhe për format e angazhimit shtesë në kuadër të procesit zgjedhor. Aleanca do të jetë nē udhëheqje të vendit sepse ka dëshmuar se është e aftë dhe e vendosur për ta zhvilluar Kosovën dhe integruar në mekanizma të rëndësishëm botëror siç është anëtarësimi direkt në NATO”, thotë Nazim Gagica i AAK-së. /2LONLINE/