Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica ka njoftuar për aderimin e fundit.
Gagica ka thënë se AAK është shndërruar në adresë të secilit qytetarë të Gjilanit.
Kështu ka deklaruar Gagica pas aderimit të Xhelal Vokshit në Aleancë.
“Aleanca është shndërruar në adresë të secilit qytetarë të Gjilanit. Po na bashkohen kuadro nga më të ndryshmet, aktivistë të devotshëm dhe familje të mëdha. Aleancës në Gjilan prej sot i bashkohet edhe Xhelal Vokshi, një qytetar i respektuar gjilanas e një aktivist i kahmotshëm politik”, ka thënë Gagica.
Ai ka shtuar se dera e AAK-së mbetet e hapur për secilin qytetar, sepse është adresa e duhur.
“Dera e Aleancës mbetet e hapur për secilin qytetar, secilën të re e të ri që duan të kontribuojnë për Gjilanin dhe për Kosovën, sepse kjo është adresa e duhur dhe ky është projekti që nuk mund të sfidohet nga të tjerët. Kemi dëshmuar se jemi shumë më ndryshe, se fjalën e dhënë e mbajmë, se për ne interesi qytetarë është mbi gjithçka’, ka përfunduar Gagica. /2LONLINE/