Liridon Krasniqi vazhdon të shkëlqejë për skuadrën e tij të re, Johorin e Malajzisë. Johori ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën nga Singapori, Home United.
Kjo ndeshje u zhvillua në “Sultan Ibrahim Stadium”, derisa Johori triumfoi me rezultat të thellë, 4:0.
Njërin prej golave e shënoi edhe mesfushori nga Kosova, Liridon Krasniqi. Futbollisti vitias e shënoi golin në minutën e 83-të të ndeshjes.
Ndryshe, vlen të përmendet se Krasniqi është edhe në pritje nga FIFA për ta pranuar që ta përfaqësojë Malajzinë në nivel ndërkombëtar.