Sulmuesi shqiptar e ka përfunduar aventurën me Shahtjor Soligorskun në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa në fundvit, ai ka rrëmbyer skenën e vëmendjes. Elis Bakaj ka gjetur formën ideale në Bjellorusi.
Bakaj, me paraqitjet e tij, ia ka dalë që të “pushtojë” skenën e çmimeve të të gjithë sezonit që ka përfunduar në Bjellorusi.
Me 14 gola të shënuar, dhjetë në kampionat dhe katër në Kupë, Bakaj ka arritur që të zërë vend në formacionin më të mirë të vitit 2019.
Shqiptari u bë pikë referimi në skuadrën bjelloruse, teksa fitoi edhe vëmendjen e të tjera ekipeve që në javët e fundit të kampionatit.
Pak ditë më parë, para këtij çmimi, sulmuesi kuqezi ia doli që të shpallej futbollisti më i mirë sipas votimit të tifozëve të Shahtjor Soligorskut, duke fituar përqindjen më të madhe të votave.
Ky votim është bërë pasi Bakaj të zyrtarizonte divorcin me këtë ekip, teksa në sezonin e ardhshëm Bakaj do të jetë pjesë e skuadrës së Dinamo Brest.
Kjo e fundit u shpall kampione dhe do të jetë pjesë e Ligës së Kampioneve. 32- vjeçari ka kompletuar dy sezone në skuadrën e Shahtjor Soligorskut përpara se të ve