Sulmuesi shqiptar i Malit të Zi me prejardhje nga Peja, Fatos Beqiraj, do të jetë në qendër të vëmendjes në ndeshjen e sotme që Kosova e zhvillon ndaj Malit te Zi, në kuadër të eliminatoreve për kampionatin Evropian.
Mali i Zi e viziton të hënën Prishtinë përkatësisht stadiumin “Fadil Vokrri” për t’u përballur me Kosovën dhe Beqiraj është i gatshem t’i ndihmojë ekipit të tij, pavarësisht se luan kundër bashkatdhetarëve të vetë.
“Shpresoj se do të ndryshojë nga ndeshja me Kosovën, pasi vërtet nuk kemi pasur ecuri të mirë”, ka thënë Beqiraj për mediat malazeze.
Sipas tij, ndeshja me Kosovën do të jetë si çdo ndeshje tjetër.
I lindur dhe i rritur në Pejë, Beqiraj thotë se prejardhja e tij nuk do të ndikojë në fushë e as në synimet e tij për të fituar me Malin e Zi.
“Këtë ndeshje e shoh vetëm nga ana sportive. Nëse më jepet rasti do ta jap maksimumin si gjithmonë. Unë vetëm po mendoj sesi do të luajmë”, ka përfunduar Fatos Beqiraj i cili në të kaluarën ka luajtur në stadiumin e Prishtinës në fanellën e besës, por këtë herë do të vjen me një mision krejt tjetër dhe sigurisht nuk do ta ketë aspak të lehtë në aspektin emocional.