Futbolli shqiptar ka marrë një lajm shumë të trishtë, pasi në moshën 31-vjeçare është ndarë nga jeta, mbrojtësi Arbër Aliu.
Lojtari që e mbylli karrierën te Erzeni, ndëroi jetë për shkak të një aksidenti ne uje.
31-vjeçari ishte në liqen duke dalë me motor ujë dhe aty ka ndodhur aksidenti, që i mori jetën. Ndërkohë trupi i tij është gjetur me shumë vështirësi.
Aliu në të kaluarën, ka luajtur me Partizanin U-19 dhe ekipin e parë, më pas ka firmosur me skuadra si Kamza dhe Skënderbeu, Turbina dhe Tërbuni.