Mbështetja për Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm ka ardhur nga e gjithë bota. E mbështetje dhe lutje për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë ka dhënë edhe futbollisti serb Nemanja Matic.
Mesfushori i Manchester United ka publikuar një InstaStory ku lutet për Shqipërinë.
‘Pray for Albania’, është shkruar në InstaStoryn e futbollistit serb.
Është befasi e madhe që një futbollist serb të solidarizohet me shqiptarët, por Matic përkundër të gjithave ka bërë një gjest të madh.