Prishtina e ka fituar dje derbin ndaj Dritës me rezultatin 1-0 në golin e vetëm të shënuar nga Armend Thaqi në minutën e 82-të të ndeshjes.
E nga futbollistët më të dalluar në këtë takim, ishte mesfushori nga Gjilani, Leonit Abazi, i cili dje barte fanellën e Prishtinës.
Abazi, i cili hapat e parë në karrierën e tij i ka pasur te Drita, pas ndeshjes ka shkuar dhe i ka duartrokitur tifozët gjilanas që kishin udhëtuar drejt kryeqytetit.
26 vjeçari, është transferuar këtë verë te Prishtina, ndërsa po dallohet për lojën e mirë në repartin e sulmit dhe shpejtesin e tij.
Edhe vet Abazi ka publikuar fotografi nga momenti kur pershendet “Intelektualet”.