Futbollisti i Kosovës, Mirlind Daku është i gatshëm të lëshoj shtëpinë për të strehuar dy familje që janë prekur nga tërmeti.
Ish-futbollisti i Llapit ka postuar një njoftim ku tregon se familja e tij lëshon shtëpinë me të gjitha kushtet si dhe ushqimin.
Daku aktualisht është pjesë e Osijekut por është i huazuar te Kukësi.
21 vjeçari është pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës.