Mundësit janë të vogla edhe tani mirëpo asgjë nuk i ka ndalur katër “heronjët” e Kosovës të dalin në tregun e futbollit evropian dhe të transferohen në skuadra gjigante.
Amir Rrahmani, Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova janë futbollistët që nga Kosova arritën të bëhen yje dhe të transferohen në klube me kualitet shumë të lartë.
Rrahmani ka luajtur për klubin e Drenicës kurse tani është transferuar te Napoli, Rashica ka luajtur për Vushtrrinë kurse tani luan për Ëerder Bremenin, Muriqi kishte luajtur për Lirinë kurse tani luan në Fenerbahcen dhe Zhegrova i cili po ashtu u rrit duke luajtur në Kosovë arriti të transferohej te skuadra Genkut kurse tani është pjesë e Baselit.
Por tani ka edhe futbollist të tjerë që nga Kosova po e marrinë vëmendjen e klubeve mjaftë kualitative e madje edhe po bëjnë prova në këtë klube, kjo do të thotë që futbolli në Kosovë ka mjaftë të talentuar dhe njerëz që e dojnë me zemër këtë sport.