Përfaqësuesja e Kosovës në futboll shënoi fitore ndaj Çekisë me rezultat 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas ndeshjes, “Dardanët” festuan së bashku me tifozët kosovarë.
Tifozi i njohur gjilanas, Avdullah Evi Berisha ishte aty për ta parë nga afër lojën e Kosovës. Në fund të takimit, djemtë e Kosovës festuan bashkë me të në gëzimin e madh të fitores.
Kujtojmë se Avdullah Berisha është tifoz i zjarrtë i futbollit të Kosovës dhe pëlqen me fanatizëm, Kf.Dritën.