Tërmeti 6.4 shkallë që ndodhi herët në mëngjes në Shqipëri, ka lënë të vdekur disa persona, mbi 600 të lënduar dhe ka shkatërruar shumë objekte.
Lidhur me këtë kanë reaguar shumë shqiptarë në botë, të rëndomtë e fytyra publike, këngëtarë, aktorë e futbollistë.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Milot Rashica dhe të tjerë janë solidarizuar me Shqipërinë, duke dërguar lutje dhe përkrahje për Shqipërinë.
“Zoti i ndihmoftë popullit shqiptar”, ka shkruar Xhaka.
“Të lutemi për Shqipërinë”, ka shkruar Rashica në llogarinë e tij në Twitter.