Klubi i futbollit Fushë Kosova, javë më parë u dënua nga komisionet e FFK-së me heqjen e nëntë pikëve me ç’rast u dëbua në Ligën e Dytë.
Fushë Kosova e humbi qëllimisht ndeshjen ndaj Drenasit, duke bërë një gabim në minutat shtesë.
Pas barazimit të rezultatit (1:1), Fushë Kosova inkuadroi në lojë një lojtar që nuk ishte fare në protokoll, dhe krejt kjo bëri që Komisioni i Garave të marrë vendim për heqjen e gjashtë pikëve.
“Pas analizimit te keti stinori dhe vendimeve te njeanshme te komisioneve te FFK, japim doreheqje te parevokushme nga postet drejtuese te klubit futbollistik FusheKosova. Doreheqja vie nga Presidenti , bordi , dhe stafi teknik. Falenderim i veqant per lojetaret dhe tifozet Pampurat qe na perkrahen gjat gjithe kohes”, shkruhet në njoftimin e klubit.