(2LONLINE) – Inspekcioni komunal i Vitisë, respektivisht inspektorati i komunikacionit në bashkëpunim të ngushtë me Policië e Kosovës, që nga 1 maji do të nisin një fushatë sensibilizuese për sjelljen e këmbësorëve në komunikacion.
Bushat Zuka inspektor komunal i komunikacionit në Viti, thekson se kjo fushatë do të filloj nga muaji maj dhe do të merren masa ndëshkimore konformë Ligjit për të gjithë kundërvajtësit në komunikacion, përfshirë edhe këmbësorët.
Duke u bazuar në ligjin për siguri në komunikacion dhe raporteve të Policisë së Kosovës, është shqetësuese numri I të aksidentuarëve nga radhët e këmbësorëve, është shprehur Zuka.
Ai thotë se përkundër angazhimit permanent për një siguri më të madhe të këmbësorëve në komunikacion, janë të obliguar që të krijojnë edhe qarkullim të lirë të pjesëmarrësve në komunikacion. /2lonline/