DYLON

Dënim i përjetshëm të hyjë në stadiumin për atë që hodhi bananen drejt Alves

Avatar photo Redaksia

Një shikues në stadiumin El Madrigal të Villarrealit është dënuar me ndalesë të përjetshme të hyjë në stadiumin e klubit.

Klubi spanjoll, Villareal ka konfirmuar nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, se ata kanë zbuluar tifozin, i cili gjuajti Dani Alves me banane. Megjithatë, mbrojtësi i Barcelonës u përgjigj në mënyrë të përsosur, ku pas gjuajtjes me banane, ai e mori atë dhe e hëngri.

EkoHigjiena

“Villarreali dëshiron të konfirmojë se klubi shpreh keqardhje të thellë dhe dënon incidentin që ka ndodhur dje gjatë ndeshjes kundër Barcelonës, në të cilën një tifoz hodhi një banane në fushë”.

“Në sajë të forcave të sigurisë dhe ndihmës së tifozëve tanë, klubi tashmë ka identifikuar autorin dhe ka vendosur të anulojë biletat e tij për këtë sezon dhe të suspendojë përgjithmonë hyrjen e tij në stadiumin El Madrigal”, thuhet në deklaratën zyrtare të Nëndetëses së Verdhë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.