Policia e Kosovës përkrahë dhe mbështet fushatën vetëdijësuese “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore” e lansuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, respektivisht Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor.
“Me 19 korrik 2019, kjo fushatë ka vazhduar në Rajoni e Gjilani, ma saktë në pikën kufitare “Porta 5″ në ” Dheun e bardh”, fushata ka për qëllim sensibilizimin/vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor lidhur me respektimin e rregullave kryesore të trafikut, uljen e numrit të aksidenteve, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur edhe rritet numri i pjesëmarrësve në trafikun rrugor”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Fushata me qëllim preventiv, do të vazhdoj edhe nëpër të gjitha rrugët e Rajonit tê Gjilanit.