DYLON

Të konsiderohet ndikimi i dispozitave të ligjit të punës në sektorin privat

Të konsiderohet ndikimi i dispozitave të ligjit të punës në sektorin privat
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi tryezë rreth projektligjit të punës ku u diskutuan çështje të ndryshme brenda projektligjit të cilat ndikojnë në tregun e punës dhe operimet e bizneseve.

Kryesuesja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë, dhe Mirëqenie Sociale, Besa Baftiu, tha se në mënyrë që të adresohen çështjet të cilat ndikojnë në tregun e punës që dalin nga Projektligji i Punës duhet të shqyrtohen edhe komentet e sektorit privat i cili ndikon direkt në operimet e tyre. Në krahasim me projektligjin paraprak, ajo tha se ky ligj është më i avancuar në rregullimin e tregut të punës, duke përfshirë edhe fusha të tjera si pushimi i lehonisë, në bazë të legislacionit të Bashkimit Evropian, duke shtuar se në këtë projektligj janë përfshirë 70 direktiva të BE-së. Ajo shtoi se mirëpresin komentet nga Oda Amerikane dhe bizneset anëtare të saj të cilat do të ndihmojnë në rishikimin dhe plotësimin e ligjit në mënyrë të duhur.

Drejtori i Burimeve Njerëzore dhe Administratës në Meridian Corporation, Abdylkerim Ratkoceri, tha se krahasuar me projektligjin paraprak, nuk vërejen ndryshime të mëdha, duke përmendur disa aspekte të projektligjit si shkëputja e kontratës, pushimi mjekësor, dhe pushimi i lehonisë. Ratkoceri tha se nevojitet rishikimi i pushimit të lehonisë në ligj pasi që aktualisht përbënë barrë ndaj bizneseve dhe ndikon në punësim më të ulë të grave në këtë sektor, duke shtuar se konsiderimi i komenteve të sektorit privat rezulton në qëndrueshmëri dhe barazi në tregun e punës.

EkoHigjiena

Më tutje, bizneset adresuan aspekte të caktuara nga projektligji i punës me ndikim në operimet e tyre, duke kërkuar që ligji të trajtojë barabartë punëmarrësit dhe punëdhënësit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.