Faza përgatitore nuk ka qenë aspak e lehtë për KF Trepçën 89′, krejt kjo për shkak të problemeve me mungesën e një fushe ku do t’i zhvillonin përgatitjet.
Trepçës i mbyllen dyert e dy stadiumeve me bari sintetik në Mitrovicë.
Kryetari i Trepçës, Avni Haxhiu ka thënë se ju kanë drejtuar me kërkesa për shfrytëzimin e stadiumit me bari sintetik “Xheki” Kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtirit, drejtorit të DKRS-së, Tafil Pecit dhe Kryetarit të Asamblesë Komunale Safet Kamberit, por që deri me tani nuk kanë marr ndonjë përgjigje.
Edhe stadiumi “Adem Jashari”, nuk është në gjendje të mirë pas koncertit të mbajtur në muajin korrik