48 orë para fillimit të ndeshjes derbi në Angli mes Manchester United dhe Liverpool, stafi për mirëmbajtjen e fushës në Old Trafford e spërkati fushën me hudhër për ta zbutur terrenin.
Besohet se hudhra i largon parazitët dhe nuk i lejon ta dëmtojnë barin. Nuk dihet nëse hudhra e ka arritur efektin me parazitët, por një gjë interesante ndodhi me lojtarët gjatë lojës.
Për herë të parë që prej vitit 2009 ndodhen katër zëvendësime në pjesën e parë të një ndeshje si pasojë e lëndimeve të mëdha të lojtarët nga të dyja ekipet. Ole Gunnar Solskjaer u detyrua t’i kryejë të gjithë tri zëvendësimet në pjesë të parë, deri Jurgen Kloppi u desh ta zëvendësojë Roberto Firminon me Daniel Sturridge, pasi braziliani ndrydhi nyjën e këmbës.
Lëndimet si duket shkaktuan edhe humbjen e strategjisë së lojës dhe maksimumin e ndeshjes pasi ajo përfundoi pa goja 0:0. Shumë tifozë e fajësuan hudhrën për numrin e madh të lëndimeve në këtë ndeshje.