/2L ONLINE/ – “Ne përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe të pjesës tjetër të opozitës, vazhdimisht kemi pasur vërejtje në mënyrës se si po udhëhiqen seancate Kuvendit komunal të Gjilanit. Kemi pasur mirëkuptim një kohë për shkak se zonja Valentina Bunjaku-Rexhepi, që vjen nga LDK-ja, po udhëheq për herë të parë Kuvendin, e mbase për në kohë do t’ia marrë pak dorën punës së saj si kryesuese, por as tash, pas dy vitesh në krye të Kuvendit, ajo nuk po arrin ta drejtojë, kryesojë si duhet këtë kuvend. Në vend se të kjo kohë e kaluar t’i shërbej si përvojë e përvetësimit të punës së saj, ajo gjithnjë e më tepër po shprehë një arrogancë, mosdurim e anësi të skajshme deri në stërkeqje të komunikimit”.
Kështu ëshët shprehur, Nevzad Isufi, shef i Grupit të Këshilltarëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Gjilanit, sipas të cilit, kështu ngjau edhe dje, kur kryesuesja me një arrogancë të tepruar, duke mos respektuar rregulloren e Kuvendit, duke mos respektuar anëtarët e Kuvendit, sidomos ne të opozitës, duke mos na dhënë fjalën për të bërë pyetje e debatuar, duke na injoruar, duke ndërhyrë në fjalët e anëtarëve të Kuvendit, duke qitur në votim çështjet ende pa u shterur debatet, duke mos respektuar rendin e punës për të cilin ishim pajtuar, duke mos trajtuar njësoj të gjithë anëtarët e Kuvendit, na shtyri që ne tëlëshojmëseancën, si formë të pakënaqësisë e revoltës.
“Dhe ç’është e vërteta pakënaqësitë për mënyrën e udhëheqjes nuk janë vetëm tonat si grup opozitar, por janë edhe të pjesës tjetër të opozitës, madje ne shohim se edhe nga anëtarët e Kuvendit nga pozita nuk janë të pajtimit me mënyrën se si po kryesohet Kuvendi i Komunës dhe herë pas here edhe ata kanë shprehur këto pakënaqësi. Për shkak të formës së Kryesimit jo të duhur, seancat e Kuvendit jo rrallë po stërzgjaten, ndërsa si pasojë një udhëheqje të tillë edhe debatet për çështje të ndryshme po zhvleftësohen deri në pakuptimësi. Në këtë mënyrë po degradohet edhe puna e Kuvendit komunal si institucioni më i rëndësishëm në kuadër të Komunës, ku përfaqësuesit e zgjedhur, debatojnë, shtrojnë, pyetje, propozojnë, marrin vendime për çështje me rëndësi për qytetarët e komunës sonë”, thotë Isufi.
Sipas tij, ajo lejon që në kuvend debati të zbres në personalizime, por përpiqet të kufizoj debatin për çështje që janë në rend të punës së kuvendit. Ajo ua jep fjalën anëtarëve të Kuvendit që në rolin e avokatit përpiqen të arsyetojnë mosarsyeshmërinë e pranisë së Kryetarit të Komunës në seancat e Kuvendit, por jo anëtarëve të Kuvendit nga opozita që duan të diskutojnë për pikat e rendit të punës së Kuvendit. Ajo thirret në rregullore, por është vet ajo që nuk e respekton atë. Si rezultat i joseriozitetit të saj, në çdo seancë kemi shkelje të rregullores, siç është rasti me mos dërgimit me kohë të materialit për seancë, mosdërgimi i kopjeve fizike të materialit, sjellja e pikave të reja për rend pune, pa i shqyrtuar në KPF, madje duke u përpjekur tu jap atyre karakterin urgjent, e që në të vërtet janë përpjekje për të mbuluar, pakujdesinë, jo seriozitetin dhe mos organizimin e saj.
“Fuqinë e fjalës në kuvend nuk e bënë toni i lartë e kërcënues, por e bënë të fuqishme argumenti e arsyeshmëria e saj. Ne edhe dje, si çdo herë tjetër kemi qenë të përgatitur për Kuvend, për të debatuar për të gjitha pikatë e rendit të ditës. Ishim tejet të interesuar të bisedojmë edhe për çështje të arsimit, përkatësisht çështjen e “testit të arritshmërisë” si çështje aktuale e çështje të tjera, por na u pamundësia nga shkaqet që ceka, prandaj kjo formë e reagimit tonë të djeshëm do të duhej të shërbej si një vërejtje serioze për zonjën kryesuese të Kuvendit me rastin e kryesimit të seancave të ardhshme të Kuvendit”, ka thënë Nevzad Isufi, shef i Grupit të Këshilltarëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Gjilanit. /2L ONLINE/