/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka inspektuar punimet në rregullimin e rrugës bujqësore në Pozheran, respektivisht në pjesën që përshkon lagjet Zuka dhe Halabaku. Kjo rrugë ka qenë pothuajse e pakalueshme dhe tani është bërë hapja dhe shtrimi me zhavorr. Kjo rrugë që ka një gjatësi prej 450 metrash, është pjesë e projektit të përbashkët të rrugëve bujqësore që po ndërtohen nëpër lokalitetet e komunës së Vitisë. /2L ONLINE/