Shkruan: Femi HALIMI
Fundjava tani në verë ka hije më së miri me librin. Te ne disi nuk shkon kjo kështu ende, por do të vjen edhe te ne kjo kulturë deri në educate, për kohën e lirë me librin, e që është në fundjavë, në kohë të lirë, larg vendeve të punës, mbrenda shtëpisë, o jashtë në vende prushesh koktej ndejë me të dashur tanë.
Thonë se hetuesi kryesor në kohë të Stalinit, një si Beria diçka, hetonte të burgosurit në hetuesi nëpërmjet bisedës, me të mire e me të butë, ku por bisedën hetuesi e sillte vetëm rreth miqve e dashamirëve të personave të hetuar, por duke biseduar për libra. Nëse i hetuari tregonte se kishte një libër sëpaku në zemër, hetuesi ia kërkonte një mik të afërtë të zemrës, -me çka mandej shkonte akuza për bashkëpunim politik kundër shtetit. Kush ishte armik I shtetit, ai kishte një mik dhe ai kishte njësoj një libër të dashur sipas hetuesit. Njeriu I butë ka një vend në zemër për dashuri dhe prandaj hetuesi gjuante njerëzit me zemër të butë.
Kush nga të hetuarit qëllonte që nuk e donte librin, ai shpëtonte me supozimin se pasi nuk kishte në zemër a qenie të vet një libër –nuk kishte as edhe një njeri, dikend çkadoqoftë aty mbrenda! Dashuria a respekti ashtu, njerëzore si ishin, ishin edhe mjet për hetim të dikujtë që akuzohej më parë nga sigurimi i shtetit, pasise njeriu i dashur e kishte edhe dikend të dashur dhe mandej një i dashur e donte edhe popullin dhe gjëra tjera të mira për popull, që pushteti nuk e donte, -e që prandaj hetuesi i kërkonte prej të hetuarit…
Por fjala është për librat. Me gjithë këtë hyrje mandej nga letërsia ruse, këtë here nuk kemi libra nga letrarët rusë, por nga të tjerë, mjaft të fuqishëm dhe të rëndësishëm për kulturën dhe mendimin njerëzor.
- Fransoaz Sagan, “MIRËDITA, TRISHTIM” (Bonjour, Tristesse), viti i botimit -1954, viti i lindjes sime.
Fjala kyqe: melankolia, trishtimi, -tristese –edhe në gjuhën tonë
Masa: të rinjtë, -të befasuar, të humbur.
Trishtimi, -e njëjta fjalë në shqip -sikur në frangjisht!
Në rolin kyq personazhi Sesil, 17 vjeçe, me riprovim në filosofi, me pushim dymuajsh përpara vetes.
I veji Rejmon, hedonist, mirë i ruajtur, 40 vjeçar, me nonchalance ndaj përditshmërisë, -e përcjell tek e bija Sesil këtë, -sikur një educate, culture, përkryerje, krenari me krye ulur, me sjellje të lartë të klasës së pasanikëve e trashëgimtarëve me shekuj të tokave proprietas e frymës koloniale, klasë sipër cultures mondane parisiene.
Sesil, nga mbrenda e lyer dhe e pudrosur sikur një kukëll shtandesh démodé më, me fame të mbytur në harresë përditshmërie monotone vlerash të stileve të llojllojshme të botës, në një kuart të ngushtë të pështetur në gropë të zemrës së qytetit të moçëm, të stërlodhur. Një përpjekje për tejkalim të të gjithë parisienëve në vazhdim tutje, në një largësi të mjaftueshme për triumph, të mbrojtur në klasën e trashëgimtarëve të pasurive, me aureole humanistësh të botës.
Sesil, për të keq, ashtu përplaset nëmes karakterit të Rejmonit të atit dhe të intelektualizmit parisien, të arritur në emërtime ndryshe. Para provimit Sesil ditët i kalon në plazh të përjetësisë së ngjyrave ndër nyansat e detit të kaltërsive të vendit të saj të madh, për çka ka një ndjenjë gjithmonë për dinjitet të rritur të përhershëm. Bën edhe notim për vijë trupi, e pas këtyre ka edhe një angazhim me njëfarë Elzën, mondane, e gjendur përnjëherë në mes të elitës. Elza është mike e familjes dhe ka diçka me të atin Rejmonin, që tregon fytyra e saj e perënduar si e një dite vere përcëlluese, e gjendur në flladin e parambrëmies me erë fresku e aromë guackash plazhi Bretanje.
Sesil edhe vetë flerton me një student –Sirilin, një plotësim fryme në traditë, që ishte patjetër e duhur për një vazhëzë drejt një gruaje të pjekur me prush ndjenjash pas zjarreve. Dhe krejt natyrshëm kjo për parisienë, përderisa nëmes tyre hyn një An Larsen, dizajnere dhe mike e shtëpisë edhe ajo. Ajo grua, e pavarur, e suksesshme, me autoritet, e përsosur dhe inteligjente –si që e përshkruan autori, do të zgjon dashuri me furi tek Rejmoni, stuhi për moshë të tij, e me shumë temperaturë në zemrën e tij të moshuar të lodhur.
Rejmon andaj nuk tregohet serioz me An Larsen, -ruhet, -anise i ndodhë përbrenda ajo që i ndodhë, kurse Sesil me frikërespekt , me krenari dhe inat –krejt koktej ndiesishë, derdhë mbi një syprinë akuarel të pasazheve të reja në prani të An. Sesil dron për ndryshimin e rendit bohemian në shtëpi të tyre me An Larsen, sa edhe nga ballafaqimi me pjekurinë e vet dhe të kalimit ngadalë në rendin e grave zonja. Nga kjo Sesil edhe ndërron, merr vendime të reja jashtë arsyes në raport me An Larsen, në mbrojtje, për çka gjithë romani tujtje angazhohet rreth fatit të saj në rrethanat që pasojnë.
Ato ndryshime dhe qëndrimet e Sesil ndaj të ardhmës e karakterizojnë gjithë tregimin deri në përfundim, për të bërë me dije zgjatjen e përjetimeve me dhjetvjetsha, nga mosha e rinisë. Rinia kështu sipas autorit ka kohën e ngjarjeve dhe të përjetimeve, e që mandej mbajnë gjithë jetën njerëzore deri në fund, sikur një bateri me energji të mbledhur.
Kur u publikua libri, me parafrazë të vargjeve të Pol Elyar, pati sukses të jashtëzakonshëm tek lexuesit me traditë të sensibilitetit francez ndaj artit. Tani në kohën tonë ky libër në Francë e gjetiu në botën frankofone mbijetoi deri tani dhe është lektyrë e domosdoshme për nxënës e studentë, me udhëzim të mësimeve për kohën kyqe të formimit të personalitetit, që është koha vullkanike e rinisë, që ndërton reliefin e shpirtit të njeriut, e që më vonë deri në fund e mban në një gjendje natyre të qetë të kujtimeve!
- “VDEKJA NË NIL” –Agata Kristi
(Death on the Nile, -1937
Fjalë kyqe: misteri
Masa: të vendosurit dhe kurreshtarët
Detektivi Herkul Poaro gjendet në pushim në fillim të janarit në Deltën e Nilit. Vizitat Aleksandrisë, Kairos, piramidave në Gizë, si dhe rrjedhës së Nilit ishin me kohë atraksion turistik e hulumtues i gjithë perëndimorëve, në rend të parë i anglezëve. Detektivi Poaro por ka fatin si i ka punët, -kah shkon e ku gjendet i duhet të heton diçka gjithmonë. Poaro për më tepër është belg në mesin e turmës së turistëve anglezë e amerikanëtë shumtët, avanturistëve, tregëtarëve, përfituesve, grabitësve e kriminaliteteve të llojllojshme.
Ka rastin të jetë pran qiftit të dashuruar Dojl, tutje tek trashëgimtarja e pasur Linet Hixhuej me burrin anglez Sajmon, mandej aty gjendet edhe ish e fejuara shoqe e Linetës, e denjë për hakmarrje –Zhaklinë De Belfort. Me ta është një kujdestarues amerikan Endrju Penington, mandej zonja Oterborn me vajzën e saj me karakter të zymtë Rozali, mandej tutje pasanikja e Nju Jorkut Van Skajler me dy përcjellësit e saj; një grua nënë me të birin Alerton, një politikan i majtë Ferguson, arkeologu Italian Riketi, advokati Fentrop, si dhe vetë me të gjithë mjeku Besner.
Përshkrimi ky tredimensional në atë kohë i Agata Kristit në një tregim kriminalistik, i jetës në vlug me anijen “Carnak” përplot udhëtarë turistë e të tjerë, mbi ujërat e trazuara të deteve, me punë gjithfarëshe, zbërthimi i të gjitha situatave të njëpasnjëshme të të gjithë atyre udhëtarëve dhe të fshehtësive të tyre që ashtu bëjnë tregimin kriminalistik, bëjnë që libri ky për atë kohë të fitonte popullaritet e famë ndër qarqet lexuese, në kohën kur libri ishte në kulmin e fuqisë së tij.
Vera në shkretëtirë mbi të gjitha, ngjyrosur me mjalt e fresk në përshkrimet e autores e bënë me kohë autoren mbretëreshë të këtij zhanrri të tregimeve. Edhe stili i saj është i pa presedan për secilin personazh, që e dallon një tregim nga nëngjinitë tjera. Rrëfimi mbi të gjitha është dhunti dhe njerëzit mund të japin atë që kanë e të marrin atë që u duhet. Ky libër me këtë hyri në lektyrë të detyrueshme të letërsisë për studentë që atëherë e deri më tani!
- “UDHËTARI NGA CEJLONI” , Majkëll Ondatje
(“The Cat’s table”, 2011)
Fjalë kyqe: pjekuria
Masa: të shoqërueshmit nostalgjjikët
Majkëll 11 vjeçar, i lindur e i rritur nëpër kolonitë britanike anemban botës, një ditë të veçantë të jetës së tij niset për në Angli, për në vendlindjen a atdheun e tij, të prindëve, a kombit të tij. Është kështu, ngase atdheu me vendlindjen janë të këtilla vetëm për ata njerëz që linden e bëjnë rininë në vend të vet, -përndryshe pas çdo gjenerate të shkuar në një vend tjetër nga atdheu, gjeneratat tjera nuk mërziten për asgjë të atdheut, që është i prindëve e i kombit të tyre dhe se atdhe i tyre është vendi ku linden e bëjnë rininë. Për më tepër anglezët e europianët në SHBA luftuan kundër bashkatdhetarëve të tyre europianë, për pavarësi dhe liri të SHBA –ve!
Në këtë edhe ndërthurret tregimi i këtij autori, Majkëll Ondatje, që ishte vetë edhe personazhi kryesor, i vërtetë i një ngjarje të vërtetë! Majkëll kthehet në Angli, në shtëpi, tek e ëma që e pret, si dhe në një botë njerëzish krejt ndryshe nga bota e tij atje ku ishte i lindue e i rritur. Tregimi por përthekon të shumtën ngjarje në anije gjatë lundrimit, përshtatjet dhe përplasjet e karaktereve e personazheve, të interesave dhe të forcës. Të gjitha ato sprovime Majkëll do t’i hedh më vonë në shkrimet e tija.
Është ky një libër i bërë e i gjendur mu për verë, për verime, në plazh e në rrezitje kohë të gjatë, me aromë jonesh deti e erërash shpupurisëse zalli në përballje me të nxehtit përvëlues të verës. Është një libër për udhëtime të gjata, për pritësit e besueshëm ndaj vetes, për udhëtimet larg e më larg nga vendi e vetgja, nga njerëzit e natyra, deri në hiq, e për t’u kthyer mendaj në ringjallje, në botën e re.
Është një lektyrë e domosdoshme në Britani e gjetiu në botën anglofone në rend të parë, për edukimin dhe ndërtimin e personalitetit te të rinjtë, për jetë më tutje.
- “NATA NË BOMBAJ”, Luis Bromfild
(“Night in Bombay”, 1940, India)
Fjalë kyqe: ekzotika
Masa: për idealistë e aventuristë
Bombaji në Indi, qytet shumë milionësh, ndër më të mëdhenjtë në botë, vend i të mirave por edhe i zhurmës e kaosit, i jetës por edhe tragjikës, qytet i takimit e përplasjes në roman të thurrur me shumë mrekulli nga autori Bromfild.
Viliam, personazh kryesor, -ndryshe “Bill” Venrajt, gjendet me Detyrë Zyrtare në Bombajin e përmbytur të njerëzve e fateve. Villiam a Uilliam ka Kompaninë e të atit në Bombaj, të rrëzuar përtokë dhe qëllimi i Villiam ishte ta ringritëte atë në kompani të suksesit e të lumturisë për vete e për të gjithë të punësuarit në të.
Në anije, teksa vinte a shkonte në Bombaj, njoftohet me një femër fatale, menaxhuese e Lojërave të Fatit, -zonja Trollop, -që ishte njëherit gjuetare në zinxhirin e Klubeve Europiane të Natës. Një mashtruese e pashembult, tërheqëse fatale, shkatërruese e fateve të të shumtëve, të historive pa fund të dashurive e përfundimeve fatale të mashkujve që trulloseshin pas saj dhe që humbnin me kohë gjithë çka kishin mbi shpirt. Ishte barone e nëntokës dhe e deteve, si e quanin deri në mit.
Tjerë personazhe janë Karol Alma argëtuese e Xhetset Klubeve, alkooliste dhe e përdalë, në shoqërim me një misionar a viktimë Hemor Merill me të birin 10 vjeçar dhe me një shërbtor vendor.
Pas arritjes në Indi më në fund, në një hotel –“Taxh Mahall” vendosen të gjithë të huajtë ku autori përshkruan shumëçka nga ajo që ngjan në atë rrëmujë të banorëve të hotelit, zbulimin e karaktereve dhe botën e brendshme të të shumtëve, në ecejaket e tyre pa ndalur nëpër botë, në kërkim të diçkaje gjithmonë e që nuk e gjejnë kurrë, e shumë herë pa e ditur ata vetë se çka po kërkonin. Në pasazhet e përshkrimeve autori sikur kërkon pushim për personazhet e stërlodhura nga bredhjet nëpër botë -dhe mu këtu nisë stili i thurrjes nga autori.
Anglia kishte koloni shumë nëpër botë dhe anglezët e britanikët tjerë gjithë jetën e kalonin nëpër botë në punë e misione, në shërbim e në detyrë pas detyre, e pas të gjithave në mbledhjen e fitimeve të tyre, për familjet dhe për të mirën e secilit për vete. Dëshirat e nevojat njerëzore janë të njëjta për gjithë njerëzit, -ndërkohë që ata njerëz larg vendit të tyre, në kolonitë nëpër botë përfitonin me e pa njerëzi dhe me çdo mënyrë, për të mbajtë familjet e më shumë, -por që shumë herë përfundonte me humbje njerëzish e fatkeqësi tjera.
Mision i largët i menduar i autorit dhe ndërthurrje e komplikuar e një renditje ngjarjesh që bënë romanin. Personazhet ndërkohë shuhen e humbin sikur yjet pas mesnatës dhe para mëngjesit kur qielli në ditë vere pastrohet si me një fashë; -kështu herojtë e autorit mbeten të dëshpruar me jetën sado që ajo u sjell fitime e dëfrime mbrenda dhe nëpër botë, -duke dashur të na mëson se nuk ka një zgjidhje të krejt gjërave në këtë botë si që e kërkojnë njerëzit.
Ky roman për kohë të vet ka pasë reputacion të lartë leximi në botën anglofone por edhe në botë, -po edhe ka qenë shumë i përkthyer, në katër anët e botës, e edhe në vendin tonë atë kohë, në gjuhën serbokroate, por jo edhe në shqip.
“LOJËRA POPULLORE NGA KOSOVA LINDORE”, Zeqirja Dauti, URA 2009
Fjalë kyqe: identifikimi
Masa: të rinjtë
Libër i këndshëm, i shëndetshëm, për secilin, por edhe patjetër për secilin, sepse ka edhe edukimin nacional që nevojitet patjetër tek secili. Libri ky ka nga gjithçka nga diçka interesante, të dashur e tërheqëse, që prej lojërave mbrenda e jashtë e në çdo vend e rrethanë, e deri tek fjalët e urta, aforizmat, anekdotat e këshillimet e çmueshme për të gjithë e për secilin.
Ky libër përveçse nëpër librari e në Bibliotekë të qytetit, mund të gjendet nganjëherë edhe tek Tenda e Librit në Qendër të Gjilanit pranë Teatrit.
Lojërat Popullore ishin tërësia e edukimit, ndërtimit dhe bërjes së personalitetit në kohët e shkuara, kur nuk kishte kurrfarë institucioni piblik të mësimit e të edukimit të popullit. Për më tepër populli ynë ishte gjithmonë nën okupime dhe e kishte të ndaluar të fliste shqip e le më të mësonte e të edukohej! Lojërat por popullore përfshinin të gjitha format e edukimit dhe ndërtimit, a të arsmimit si po thuhet tani, e para këtyre edhe me rëndësi edhe më të madhe, -me grupimin e rregullt të rinisë veçmas dhe veprimeve të përbashkëta publike e në vende të përbaahkëta të takimeve të rinisë.
Lojërat ashtu ngjallnin popullin, e përgatitnin për jetesë e për sprovime të jetës në të cilat ishte gjithë kohën. Për këtë ky libër ka një materie me shumë përgjegjësi dhe vlerë të çmueshme shumë dhe e meriton të jetë në afërsi të secilit prej neve dhe të jetë literaturë lektyrë e patjetërsueshme për të rinjtë.
“ZOTI NDRIÇON GJITHËSINË” –Hysni Agushi, GRSFOPRINT Prishtinë, 2021, faqe 170, format i madh
Fjalë kyqe: edukata
Masa: kombi
Edhe ky libër ka një vlerë të jashtëzakonshme me përmbajtjen e vet, ku ka këngëtime vjersha përkushtuar Zotit Perëndisë tonë, në përgjithësi. Në vjershërimet e autorit shihet një lidhje personale drejtpërdrejt me Perëndinë, pa ndërmjetësim e pa termin, të njerëzve në shërbim e me tituj, e me ndryshime. Kënaqësi e vërtetë është të lexohet ky libër, me gjithë pjekurinë e autorit që tani ka mbi 80 vjet jetë e që pa hamendje e pa dyshuar beson Perëndinë, shqip, duke ruajtur cilësitë e identitetin shqiptar.
Besimi është edukatë, sa pa edukatë nuk mund të ketë as besim, -ose mund të ndodhë besimi por të prishet nëse ai që beson nuk ka edukatë. Edukata kaq ka rëndësi për besimin sa pa të nuk mund të përmbushet fare. Përkundrazi, pa edukatë as që lejohet besimi. Nga kjo edhe e vërteta për besimtarët e vërtetë se janë shumë të edukuar e të butë! Libri këtë e thotë me gjuhën e vet, të cilën autori e njeh shumë mirë dhe të cilën e dëshmon me edukatë.
Sigurisht se ky libër do të ketë kohën e vet kur do të vijë, e sepse në këtë kohë nuk po mund të depërton asgjë, nga ngarkesa e rëndë e ngjarjeve dhe fatkeqësive njerëzore e kombëtare njëpasnjë. Autori kështu bëri një libër për të gjitha kohët dhe për të gjithë përjetshëm e për të mirën e kombit dhe të atdheut përgjithmonë.
Baca Hysni ka edhe disa botime tjera dhe ka edhe të tjera tekste të gatshme për botim dhe pret mundësinë për botim e t’i boton të gjitha, me një energji dhe dashuri për librin dhe për jetën e kombit që gjithnjë është në gjendje e rrethana të rënda jetese, edhepse kemi arritë shumë deri tani. Botimet e bacës Hysni ofrojnë energji të madhe qëndrese dhe mbijetese për secilin e për jgithë kombin, prandaj autori edhe ishte për këtë gjithë jetën i ndjekur politik, vetë e me tërë familjen e vëllazërit.
Burrat e fuqishëm e atdhetarët tërë jetën bëjnë punë për vendin e kombin dhe në këtë edhe qëndron vlera e këtij libri dhe rëndësia e leximit të tij nga të rinjtë dhe nga ata që vijnë në të ardhmën, sepse do të jetë gjithmonë një brez e një forcë në kombin që do të ngjallë e përtrinë idetë dhe qëndresën e kombit për mbijetesë.
Gjithë këto libra të ofruara për vikend e për pushim vere poqese lexohen e ofrohen pranë nesh do të bëjnë jetën tonë të ndryshon për mirë dhe për përtëritje.
-Pushim të këndshëm!
“NË DIALOG ME NDËRGJEGJEN” –Skënder Hajdinaj, Biblioteka DRAMA SHQIPE. Shtypshkronja Pika 5 A Gjilan
Për librin po e jap vetëm recensionin që e bëra në fund të punës së botimit të librit këtij.
“,,,Një Ditar i Çdoditshëm, që me kohë u bë Dialog dhe muar vendin e vet në tregim.
Le të jetë një –si skenar që në vete performon nga tregimi unik –Bazë i çdo krijimi arti, deri te një tekst për një novelë. Tregimi Bazë ndërthurë çdo vepër arti dhe mënyra e rrëfimit është ajo që i pëlqen një rrëfyesi, e që shkon nëpërmjet stilit.
Një Novelë e kthyer në Dialogje m’u duk e fortë për personazhet e këtij tregimi, bartës të dinjitetshëm të ngjarjeve nga jetët e tyre personale dhe që ngrihen në heronjë, -jo nga luftërat por nga dashuria për njëri tjetrin, për jetën. Mu kjo m’u duk e gjetur e fisme për ta ndërthurë në tregim, -ndërsa dialogjet paratregojnë dramën e personazheve përgjat tërë tregimit.
Gjithçka është për njerëzit!
Femi Halimi…”
Ky libër mund të gjendet tek Shtypshkronja Pika 5 A, në Librarinë tek Tenda e Librit në Qendër të Qytetit -si dhe tek Libraria Galeria në Kafiterinë Galeria.
Çmimi 8 euro