DYLON

Ndahen foli najloni për kultivimin e shalqirit për 50 bujq të komunës së Vitisë

Ndahen foli najloni për kultivimin e shalqirit për 50 bujq të komunës së Vitisë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të mbështetjes për bujqit e komunës së Vitisë, sot janë shpërndarë foli najloni për 50 fermerë të kësaj komune, që merren me kultivimin e shalqirit.

Në ceremoninë e ndarjes së subvencioneve, i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili mes tjerash tha se do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar që të mbështesin sektorin e bujqësisë, por edhe fushave të tjera si perimtari, pemëtari etj.

EkoHigjiena

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, tha se kjo mbështetje sadopak do ti ndihmoj bujqit.

Duke folur rreth procedurave të aplikimit për subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, drejtori Pira tha se ka filluar aplikimi dhe procesi është duke shkuar mirë.

 “Drejtoria e Bujqësisë, i ka bërë gjitha përgatitjet. Deri më sot janë mbi 400 aplikime dhe deri më 25 maj kur përmbyllet afati, besojmë se do të arrijmë të përfshijmë numrin e konsiderueshëm të atyre bujqve që aplikojnë për subvencione. Përpos këtyre, ne jemi në përgatitje për përgatitjen edhe për subvencione të tjera nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari e Zhvillimin Rural”, ka thënë Pira. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.