Të nderuar medie, Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, që nga themlimi ( tetor 2015) po bënë përpjekje të vazhdushme për ndriqimin e të kaluarës jo shumë të largët të krahinës së Sanxhakut.
Kësaj radhe iu bëjmë apel të gjitha shtëpive TV, posaqërisht atyre publike në Kosovë dhe Shqipëri që ta kryejnë një oblgim moral e kombëtar, për çka edhe janë të obliguar.
Siç jeni të njoftuar edhe nga shkrimet dhe publikimet e veprimtarëve respektivisht publicistëve të vilët janë në radhët tona, por edhe nga publikimet tjera, Në Krahinën e Sanxhakut, pikrishtë në Pazarin e Ri, gjatë Luftës së Dytë Botërore ka funksionuar shkolla fillore shqipe ” Naim Frashëri”.
Në këtë shkollë kanë punar mësues të shquar kombëtar si; Avdi Kabashi, Abdullah Zajmi, Hateme Shala, Nazim Dedolli, Xhemaludin Ahmeti-Presheva, Avni Zajmi, Halit Gërbova Ferid Daca nga Shkodra etj.
Ne po ndalemi dhe kërkojmë nga ju, që të bëni të pamundurën, që sa më parë të realizoni një emoision dokumentar me mësuesin e vetëm që ende është në jetë , prof. Nazim Dedolli. I vili falë zotit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i gatshëm me dhënë kontributin e tij për ta plotësuar zbrazëtirën historike për arsimin shqip në Pazarin e RI.
Nazim (Hasan) Dedolli, është lindur më 1922, në Mitrovicë. Familja Dedolli ka prejardhjen nga Gjakova. Arsimin fillor e kreu në shkollën fillore pran rrethit të madh të qytetit dhe afër Xhamisë së Re në Mitrovicë, e njohur tani më si “ Anton Zako Çajupi”, ndërsa shkollën e mesme në Gjimnazin “Frang Bardhi”.
Studimet universitare i ka përfunduar në Beograd, në Shkollën e Lartë pedagogjike ne departamentin e Artit Figurativ, në vitin 1956. Karrierën e mësimdhënësit e ka filluar në Pazarin e Ri gjatë viteve 1942-1944, ndërsa pas Luftës së dytë Botërore ka vazhduar profesionin e mësimdhënësit në Mitrovicë dhe rrethinë. Karrierën e profesorit të artit e la përmbyllur në vitin 1972 në shkollën “ Eqrem Çabej”.
Në emër të shoqatës ” Kosova për Sanxhkuan”
Ismet Azizi