DYLON

Dhunon fizikisht bashkëshorten, në prani edhe të fëmijëve

Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë raportuar një rast të dhunës në familje që është regjistruar në Viti.

Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari me inicialet M.S. në ndikim të alkoolit ka përdor dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë të fëmijëve, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marre trajtim mjekësor.

“Gjatë kohës së përdorimit të dhune është njoftuar vëllai i viktimës se i dyshimti është duke e përdor dhunë fizike ndaj motrës së tij, ku i njëjti pas marrjes së njoftimit nga mbesa e tij ka shkuar te shtëpia e dhëndrit dhe motrës. I njëjti duke e parë situatën e tensionuar, dhe gjendjen e motrës ka filluar t’i jap ndihmë motrës, por i dyshuari e ka sulmuar edhe mikun e tij me grushte. I njëjti duke u vetëmbrojtur iu ka përgjigjur dhëndrit po me grushte me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta në fytyrë (gërvishtje)”, ka thënë nënkolonel Azizi.

EkoHigjiena

Sipas tij, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhrin e tij i dyshuari lirohet. Rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.