Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është bashkë organizator i Konferencës së 7-të Shkencore Ndërkombëtare me titull: “Ballkani Perëndimor mes ndikimit rus dhe perspektivës evropiane” së bashku me Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës si dhe me Fakultetin Juridik të Universiteti “Haxhi Zeka”, në Pejë.
Kjo konferencë e cila do të mbahet më 16 – 18 nëntor 2022 në Universitetin e Tetovës, Republika e Maqedonisë së Veriut, do të bashkojë një komunitet ndërkombëtar ekspertësh për të diskutuar mbi teknologjinë e fundit për rezultatet e reja të kërkimit, perspektivat e zhvillimeve të ardhshme dhe aplikimet novatore që lidhen me Ligjin, Kriminalistikën, Politikën, Shoqërinë, Median, Komunikimin dhe Marrëdhëniet me Publikun.
Profesorët, asistentët e brendshëm dhe të jashtëm, si dhe studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” janë të liruar nga participimi financiar i kësaj konference.
Më gjerësisht shiheni link-un e konferencës: ( https://sites.google.com/unite.edu.mk/faculty-of-law/ )