DYLON

Java Globale e Hapjes Parlamentare

Java Globale e Hapjes Parlamentare
Avatar photo Redaksia

Nga 19-23 tetor 2022 shënohet Java Globale e Hapjes Parlamentare – GLOW, duke pasqyruar angazhimin e parlamenteve në arritjen e standardeve globale për parlament të hapur, punën e madhe që është duke u bërë në mbarë botën për të arritur parimet e një parlamenti të hapur.

Gjatë kësaj jave, parlamentet së bashku me përfaqësuesit e OSHC-ve organizojnë aktivitete të ndryshme të cilat kontribuojnë në avancimin e punës së Kuvendit në arritjen e gjithpërfshirjes, transparencës dhe llogaridhënies.

EkoHigjiena

Këtë vit, Kuvendi i Republikës së Kosovës, nëpërmjet Forumit për Transparencë, u bashkohet parlamenteve të shteteve në mbarë botën në shënimin e kësaj jave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.