“Deri sa jemi duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mirë 2021”, ka bërë me dije përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ja postimi i plotë:
FSK vazhdon me stërvitje dhe gara ushtarake bashkë me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s
Deri sa jemi duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mirë 2021”.
Kjo është edhe një mundësi e shkëlqyeshme që ne të konfirmojmë shkathtësitë tona dhe të promovojmë bashkëpunimin ndërkombëtar të korpusit të nënoficerëve tanë në ndërveprueshmëri me kolegët nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.
Forca djema dhe vasha tona!
Kemi besimin maksimal në ju!