Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA),dhe Defense Threat Reduction Agency (DTRA), pjesëtarët e FSK-së (Kompania e Materieve të Rrezikshme) kanë realizuar trajnim në Institutin e Kërkimeve Ushtarake (Military Research Institute) në Vyskov të Republikës së Çekisë.
Trajnimi “Live Agent Training” ka për objektive aftësimin e pjesëtarëve për operacione kundër agjenteve luftarak kimik., dhe qëllimi i trajnimit është të bëjë rritjen e konfidences së pjesëtarëve për veshjet mbrojtëse, pajisjeve, detektimin dhe dekontaminimin e agjenteve të ndryshëm luftarak kimik si Sarin, Mustard, Lewisite dhe Vx.
Në shenjë falënderimi për Institutin e Kërkimeve Ushtarake, nga Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari është ndarë dekoratë drejtorit të Institutit z. Jindrich Dvorak. /2LONLINE/