DYLON

Dhoma e Tregtisë: Bojkotoni produktet e Serbisë

Dhoma e Tregtisë: Bojkotoni produktet e Serbisë
Avatar photo Redaksia

Mënyra më e mirë dhe më paqësore me i dal zot vendit, është duke blerë produkte vendore dhe duke mos blerë asgjë të prodhuar në Serbi, pasiqë ky shtet në vazhdimësi është duke e penguar qarkullimin e mallrave tona përmes Serbisë. Reciprociteti i Kosovës është më shumë se i nevojshëm.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) ripërseritë kërkesën ndaj bizneseve që bëjnë tregti me Serbinë që ta ndërprejnë menjëherë bashkëpunimin duke marrë parasysh pretendimet e vazhdueshme dhe në rritje territoriale që Serbia në përkrahje të Rusisë i ka ndaj Republikës së Kosovës, duke vazhduar ta mbajë në Kushtetutën e Serbisë territorinë e Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur Rusisë sanksione, duke e konsideruar aleatin kryesor të saj. DHTIK mbështetë iniciativat nga Evropa dhe SHBA dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rrisë angazhimin që Bashkimi Evropian dhe SHBA-të të përshpejtojnë procedurat për futjen e Kosovës në BE dhe NATO, si një garanci për rritjen e sigurisë në Ballkan dhe Evropë dhe shuarjen e pretendimeve të Serbisë dhe Rusisë për ndarjen e Kosovës dhe Bosnjës.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK), që nga themelimi është në përpjekje të vazhdueshme të mbështetjes së bizneseve, sidomos atyre prodhuese në mënyrë që t’i zëvendësoj produktet e Serbisë me ato vendore.

Dhjetëra mijëra shqiptarë e sakrifikuan gjakun për Kosovën. Bojkoti i këtyre produkteve është minimumi që mund të bëjmë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.