Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, nënshkruan Marrëveshjen e bashkëpunimit dypalësh.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është ofrimi i mbështetjes së autoriteteve komunale të Prishtinës, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, me njësitë e specializuara të FSK-së, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetërave të qytetarëve, nga ekspozimi i mundshëm në prani të azbestit, si dhe evitimit dhe eliminimit të kësaj substance toksike afër shkollave, si dhe në zonat dhe lagjet e urbanizuara të Prishtinës.
FSK vazhdon me përmbushjen e suksesshme të misionit kushtetues dhe detyrimit ligjor për mbështetjen permanente ushtarake të autoriteteve civile qendrore dhe lokale, si dhe qytetarëve tanë pa dallim. /2LONLINE/