“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u certifikuan kursantët e Kursit Bazë të Xhenios Luftarake”, ka bërë me dije, përmes një postimi në profilin e tij, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Postimi i plotë:
FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u certifikuan kursantët e Kursit Bazë të Xhenios Luftarake
Ky trajnim mjaft sfidues dhe i rëndësishëm realizohet sistematikisht nga instruktorët e forcave britanike dhe instruktorët tanë.
Falënderim dhe mirënjohje e përhershme për Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat e saj të armatosura për mbështetjen e madhe në të gjitha fushat. /2LONLINE/