Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj sot u mbajt ceremonia e betimit dhe certifikimit për 302 ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të gjeneratës 01-2023.
Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zv.ministri Shemsi Syla, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, drejtori i DIS-it, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, ushtarakë ndërkombëtarë, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, oficerë të lartë të FSK-së, drejtues komunalë dhe familjarë të ushtarëve të rinj.
Fjala e plotë e ministrit Maqedonci drejtuar të pranishmëve në këtë ceremoni: