DYLON

Ushtarë nga Jordania trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim të FSK-së

Ushtarë nga Jordania trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit me Jordaninë, një ekip i ushtrisë nga Jordania ka realizuar trajnimin tre javor të Kërkim-Shpëtimit Urban në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, Komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri, drejtori i QNTKSH, John Doone, këshilltari amerikan në Ministri të Mbrojtjes, Thomas Niblock, si dhe oficerë të FSK-së.

EkoHigjiena

Me këtë rast, zv.ministri Syla vlerësoi lart bashkëpunimin në mes dy ushtrive duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin dhe avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në fusha tjera me interes të përbashkët.

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim të FSK-së vazhdon trajnimin profesional të pjesëtarëve nga vende të ndryshme të botës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.