Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Njësia për Mbrojtje Kibernetike dhe Njësia e Komunikimit ishin pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Cyber MWCKE 2021”, në Zagreb, Kroaci.
Ushtrimi i planifikuar nga United States European Command (USEUCOM ) ka pasur për qëllim bashkimin e përpjekjeve në mes Gardës Kombëtare të Minnesotas dhe Iowa të SHBA-së , Forcave të Armatosura të Kroacisë dhe FSK-së, në fushën e kibernetikës. Ndër objektivat e ushtrimit kanë qenë shpërndarja e informacionit në mes shteteve partnere, menaxhimi i incidenteve kibernetike dhe adresimi i zbrazëtirave rajonale të kibernetikës nga (USEUCOM).
Pjesëtarët e FSK ishin të përfshirë në role të ndryshme brenda Blue Team dhe Red Team ku kanë treguar sukses në përmbushjen e detyrave , ndërveprueshmëri me partnerët Amerikan dhe Kroat.
Ky ushtrim ishte i pari i këtij lloji që përfshinë dy shtete partnere të Ballkanit Perëndimor dhe Gardat Kombëtare të dy shteteve nga SHBA. /2LONLINE.com/