Si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë të Kosovës me SHBA-të, respektivisht të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Ushtrinë Amerikane, FSK për here të parë, ka, Oficer Planifikues për ushtrime në Ushtrinë Amerikane për Europe dhe Afrike (USAREUR-AF) me bazë në Wiesbaden të Gjermanisë.
Oficeri i caktuar në ketë detyre për rotacionin e parë për periudhën gjashtëmujore është Major Vegim Krelani, nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së.
Ky bashkëpunim do të shërbej si mundësi e jashtëzakonshme për FSK-në, në funksion të avancimit të partneritetit dhe të ndërveprueshmërisë mes Forcës tonë dhe Ushtrisë Amerikane. /2LONLINE/