(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën e “UÇK-së”, në Viti, një qytetar raporton në polici se në shtëpinë e tij kanë hasur një mjet të dyshimtë (granatë dore) prodhim jugosllav.
Policia ka bërë me dije se rreth orës 00:42 minuta, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e FSK-së për deminim dhe kanë tërhequr mjetin. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/