Me rastin e përfundimit të sezonit të deminimit, në kompaninë e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Prizren, është realizuar ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të kursit specialist EOD 3+ dhe njëkohësisht u shënua 20 vjetori i themelimit të kësaj kompanie.
Me këtë rast komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral brigade Xhevahir Geci ka uruar Kompaninë e Deminimit për vitin jubilar dhe po ashtu ka kërkuar nga deminerët të vazhdojnë të punojnë me përkushtim, pasi është shërbimi me fisnik ndaj vendit.
Ndërsa komandanti i Kompanisë së Deminimit major Gëzim Sada prezantoj të arriturat e Kompanisë së Deminimit për këto 20 vite, ku theksoi se janë larguar mbi 92 mijë mjete të rrezikshme, janë pastruar mbi 59 milion m2 dhe kanë mbetur më pak se 80 pika të rrezikshme nga 4500 sa ishin pas luftës dhe me ligjëratat e realizuara në shkollat e Kosovës për vetëdijesim të fëmijëve ndaj minave dhe mjeteve piroteknike Kompania e Deminimit ka arritur që t’i edukuoj mbi 40 mijë nxënës në mbi 800 shkolla.
Në ceremoninë e certifikimi mori pjesë edhe Komandanti i Komandës së Logjistikës gjeneral brigade Naim Haziri dhe udhëheqësi i DBNJMM gjeneral brigade Nazmi Brahimaj
Në fund të ceremonisë në emër të komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama u ndanë mirënjohje për pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit që kanë kontribuar në operacione të deminimit që nga viti 2001. /2LONLINE.com/