Kompania për Operacione me Civil e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar aktivitete në mbështetje të kampit veror të Institutit “ATOMI” në Aeroportin e Gjakovës si dhe në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese të Kërkim Shpëtimit( QNTKSH) në Pomozotin.
Nëpërmjet të ligjëratave nga pjesëtarët e FSK-së dhe vizitës në QNTKSH atomistët përfituan njohuri rreth misionit, detyrave dhe strukturës së FSK-së .
Gjithashtu patën mundësi të socializohen mes vete me lojëra të ndryshme të ndërtimit të ekipit si dhe aktivitete të përbashkëta në ndihmën e parë, mbijetesën në kushte të vështira si dhe orientimit në natyrë pa pajisjet e nevojshme të navigimit.
FSK për të qenë sa më afër me qytetarët e saj realizon bashkëpunime të tilla me organizata dhe Institucione Civile në mënyrë që të rinjtë të familjarizon sa më shumë me ushtrinë. /2LONLINE/