DYLON

Hyseni: Se parimet nuk i shkelim e kemi përcjellë mesazhin disa herë

Hyseni: Se parimet nuk i shkelim e kemi përcjellë mesazhin disa herë
Avatar photo Redaksia

Pas shkarkimit të drejtoreshës së Arsimit në Gjilan, Selvete Sylejmanit, kreu i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni në një deklatatë të tij ka thënë se:  “Se parimet nuk i shkelim e kemi përcjellë mesazhin disa herë”

“Disa ankesa janë të mjaftueshme për të ngjallë dyshimin se një proces nuk po shkon siç duhet, andaj konkursi për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit anulohet dhe kthehet në pikën zero, duke ju mundësuar të gjithë aplikuesve vlerësim të drejtë”,ka thënë Hyseni.

EkoHigjiena

Ja deklarimi i plotë:

Se parimet nuk i shkelim e kemi përcjellë mesazhin disa herë.

Të vendosur jemi në qëndrimet tona se shpresa e qytetarëve për ndryshim nuk do të mbytet për aq kohë sa ne drejtojmë institucionet.
Ju garantojmë për këtë.

Disa ankesa janë të mjaftueshme për të ngjallë dyshimin se një proces nuk po shkon siç duhet, andaj konkursi për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit anulohet dhe kthehet në pikën zero, duke ju mundësuar të gjithë aplikuesve vlerësim të drejtë.

Barazia dhe drejtësia janë dy parimet që percjellin punën tonë, dhe nga të cilat nuk ndahemi.

Vazhdojmë të qeverisim drejt, për çfarë edhe jemi zotuar para jush.

Ndryshim.
Ndershmëri.
Profesionalizëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.