FSK, po vazhdon me shpërndarjen e maskave mbrojtëse te institucionet në komuna të ndryshme, ndër to edhe në komunën e Vitisë.
Për të bërë shpërndarjen e maskave nga FSK, ishin, kapiten Labinot Lala dhe rreshterët Arsim Bejta e Behar Cakiqi. Ata u pritën në takim nga zëvendëskryetari i Vitise z. Hasan Aliu.
Ata vazhduan shpërndarjen e maskave te Policia e Kosovës stacioni ne Viti, Drejtoria për Shërbime Publike, OVL e UÇK, Kryqi i Kuq, Njësia e Zjarrfikësve, si dhe do te vazhdojnë shpërndarjen te QKMF, DKA dhe bashkësitë fetare të komunës së Vitisë.
Me këtë rast, Kapiten Lala falënderoi institucionet përr pritjen dhe bashkëpunimin ndërinstitucional kundër pandemisë Covid. /2LONLINE.com/