DYLON

Ka ndërruar jetë aktori gjilanas Muharrem Sylejmani (1954 – 2021)

Ka ndërruar jetë aktori gjilanas Muharrem Sylejmani (1954 – 2021)
Avatar photo Redaksia

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, më 01.09.2021, ka ndërruar jetë Muharrem Sylejmani (1954 – 2021), i cili ishte një nga aktorët më të mirë dhe më të dashur të Teatrit të Gjilanit, bartës i mbi 30 roleve kryesore, regjisor i dhjetëra shfaqjeve, njeriu URË i këtij institucioni”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Teatri i Gjilanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën Muharremin, i cili me karizmën e tij, urtësinë dhe dashurinë e madhe për teatrin ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndëtimin e vlerave dhe krijimin e teatrit tonë.

EkoHigjiena

Pastë dritë shpirti yt, Muharrem! Do të të kujtojmë përherë!

Teatri i Gjilanit nuk është më i njëjtë pa ty!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.